"Brenda një makine ka një të vdekur"/ Si u njoftua Policia për vrasjen e 27-vjeçarit në Vlorë
Një 27-vjeçar, i identifikuar si Benjamin Bozhani, u ekzektua mbrëmjen e sotme në Fushë Dukat teksa ishte duke lëvizur me një automjet tip Mercedes Benz.
"Në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pajetë".
Kështu thotë Policia e Vlorës në njoftimin e saj për vrasjen, duke shtuar se kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë Vlorë për ngjarjen:
Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lexo edhe:
EMRI/ Atentat në Dukat të Vlorës, vritet 27-vjeçari
