Zelensky takon aleatët kryesorë evropianë në Londër mes përshkallëzimit të luftës

Zelensky takon aleatët kryesorë evropianë në Londër mes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi  në mesnatë bisedime urgjente në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas sulmeve të reja ruse me raketa hipersonike ndaj Ukrainës.

Liderët diskutuan nevojën urgjente për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe rritjen e kapaciteteve për goditje në thellësi të territorit rus.

Takimi u zhvillua vetëm disa orë pasi një sulm me dron dëmtoi një objekt të ruajtjes së karburantit bërthamor të përdorur pranë centralit b[rthamor të Çernobitl.

Katër liderët dënuan sulmet masive ruse me raketa dhe dronë dhe i kërkuan presidentit rus Vladimir Putin të pranojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë si pikënisje për negociatat e paqes.

Sipas zyrës së kryeministrit britanik, u diskutua zgjerimi i prodhimit të raketave interceptuese, si dhe zhvillimi i përbashkët i sistemeve kundër raketave balistike dhe armëve me rreze të gjatë veprimi. Liderët synojnë të sigurojnë mbështetje shtesë për Ukrainën në samitin e ardhshëm të G7 dhe të nxisin sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, si dhe më shumë ndihmë ushtarake në samitin e NATO-s në korrik.

Takimi erdhi në një moment kur Ukraina po intensifikon sulmet e saj ndaj objektivave strategjikë rusë. Dronët ukrainas kanë goditur depo karburanti, porte ushtarake dhe infrastruktura të tjera në Shën Peterburg dhe në Krime, duke shkaktuar probleme logjistike dhe mungesa karburanti në disa zona të kontrolluara nga Rusia.

Presidenti Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë t’u përgjigjet sulmeve ruse. Ai theksoi se mbështetja për mbrojtjen ajrore është jetike jo vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë e gjithë Evropës. Gjithashtu, ai vlerësoi ndihmën e aleatëve perëndimorë për forcimin e mbrojtjes së vendit.

Ndërkohë, Zelensky e cilësoi si “jashtëzakonisht të neveritshëm” sulmin ndaj objektit pranë Çernobilit, duke theksuar se nuk pati rritje të niveleve të rrezatimit. Ai akuzoi Rusinë për rritje të vazhdueshme të agresivitetit, ndërsa luftimet vazhdojnë në disa rajone të Ukrainës, përfshirë Zaporizhian dhe Dnipropetrovsk Oblast, ku sulmet ruse shkaktuan viktima civile.

EMISIONET