Zbulim i rëndë në SHBA, ja çfarë dyshohet se fshihet pas rastit

Zbulim i rëndë në SHBA, ja çfarë dyshohet se fshihet

Në Kaliforninë Veriore është zbuluar një rast i rëndë që lidhet me një strehimore kafshësh, ku gjatë një hetimi janë gjetur mbetjet e 117 qenve të varrosur në dy varre të veçanta.

Çështja po hetohet si dyshim për abuzim, neglizhencë dhe veprime të paligjshme ndaj kafshëve.

Hetimet ndaj strehimores “Miranda’s Rescue”, në qytetin Fortuna të qarkut Humboldt, nisën më 22 prill pas sinjalizimeve për keqtrajtim të rëndë dhe dyshime për mashtrim.

Gjatë kontrollit në terren, autoritetet zbuluan dy vendvarrime ku ndodheshin trupat e qenve.

Sipas analizave paraprake mjeko-ligjore, 70 prej qenve të ekzaminuar deri tani dyshohet se kanë humbur jetën nga plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

EMISIONET