Vizita e Biden në Poloni, media greke: Presidenti amerikan ka në duar “bombën”!
Java e ardhshme pritet të zgjidhë një enigmë të fortë në skenën diplomatike globale. Teksa Vladimir Putin mbetet mbetet i vendosur për pushtimin e Ukrainës, Perëndimi ndodhet para kushteve dhe kërkesave për të dërguar më shumë armatime në Ukrainë.
Vetëm disa ditë para përvjetorit të një viti të pushtimit rus më 24 shkurt, paralajmërimet për përshkallëzim të agresionit nga Moska po rriten.
Çështja thelbësore është nëse presidenti amerikan do të japë dritën jeshile për përforcim të mëtejshëm ushtarak të Ukrainës.
Po aq vendimtar është fjalimi i Putinit , që pritet të nesërmen, pasi do të sinjalizojë nëse ai do të përshkallëzojë armiqësitë dhe do të nisë një ofensivë pranverore, për të cilën Perëndimi ka paralajmëruar më herët, shkruan media greke.
Volodymyr Zelensky, nga ana e tij, vuri në dukje se ofensiva e re ka filluar, dhe duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së Mynihut, e quajti Putinin njeri të pabesë, ndërsa kërkoi rritje të ndihmës ushtarake nga Perëndimi.
BE-ja është pozitive për dërgimin e ndihmës së re ushtarake në Ukrainë, siç u pa edhe në Mynih.
Berlini për herë të parë nuk qëndroi aq i dukshëm në forcimin e mbrojtjes dhe krijimin e një “ushtrie fleksibël”. Në një kohë kur Kontinenti i Vjetër ka miratuar në pjesën më të madhe një linjë të përbashkët për rritjen e pajisjeve ushtarake, e interpretuar duke dërguar, ndër të tjera, tanke dhe municione në Kiev, nga Zelensky dërgohen presione ndaj anëtarëve të Kongresit në mënyrë që administrata Biden të japë “dritën jeshile” për sigurimin e avionëve luftarakë F-16 . Megjithatë, presidenti amerikan deri një muaj më parë dha deklarata negative lidhur me këtë kërkesë, pasi i frikësohet një përshkallëzimi të paprecedentë.
Diskutimet dhe proceset e ethshme, prapaskenave vijnë përpara vizitës së Biden në Poloni, një vend që ka kritikuar ashpër Gjermaninë për vonesën e saj për të dërguar tanke Leopard në Kiev.
Varshava është në një pozicion gatishmërie për zgjerimin e agresionit rus, ndërsa pret rezultate të prekshme nga vizita e Bidenit, e cila përkthehet në një rritje të pranisë ushtarake në tokën polake. Presidenti amerikan mban në duar “bombën”, me vendimet e orëve në vijim, për sigurimin e avionëve luftarakë dhe zgjerimin e mbështetjes ushtarake, duke i lënë hapësirë skenarëve të pasur.
Sytë e komunitetit ndërkombëtar do të jenë te fjalimi i Bidenit të hënën.
Pas takimit me homologun e tij polak Andriy Duda dhe liderët e vendeve të tjera aleate të Evropës Lindore, ai pritet të zbulojë brenda 24 orëve se si do të veprojë kundër Putinit dhe sa do t’i japë ndihmën ushtarake Ukrainës, ndërkohë që lufta po rezulton të jetë një e gjatë.
Nga ana tjetër, Putini dhe aleatët e tij po organizojnë plane të reja për të kapur Ukrainën lindore, duke vazhduar të bombardojnë Kherson , i cili është kthyer në një qytet fantazmë.
Me luftën të ndezur dhe hendekun midis Perëndimit dhe Rusisë në dukje të pakalueshëm, roli i ndërmjetësit tani po tentohet nga lideri bjellorus Alexander Lukashenko , i cili shprehu gatishmërinë e tij për të ngritur tryezën e dialogut në të cilën do të ulen Putin dhe Biden.