Video ku lante Rolex-in me shampanjë, fundos "kapon" e drogës në Britani. Dënohet me 15 vite burg

Video ku lante Rolex-in me shampanjë, fundos "kapon" e

Një shpërndarës droge, i cili reklamontepasurinë e tij duke derdhur shampanjë mbi orën Rolex në një klub të Knightsbridge, Angli është dënuar ne 15 vite e 6 muaj burg.

Mansoor Kiani, 28 vjeç, nga Luton, u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur EncroChat.

Ai u arrestua në vitin 2020. Pas një gjyqi 3 ditor, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vite e 6 muaj burg.

Në gjyq u shfaqën video të Kianit duke reklamuar pasurinë e tij të paligjshme dhe duke drejtuar një Ferrari. Mesazhet në telefonin e tij treguan se 28-vjeçari organizonte takime me korrierët e drogës dhe vendoste për fjalët e koduara.

Hetuesit sekuestruan serverët e mjetit të koduar i cili përdorej ekskluzivisht nga kriminelët për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Kjo i mundësoi policisë të shihte mesazhet dhe mediet e tjera të dërguara mes përdoruesve dhe Kianit për shpërndarjen e substancave të klasit A. 

“Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar.”- tha detektivi Tom Stean. Ai tha se njerëzit mund të ndihmojnë në arrestimin e kriminelëve duke raportuar çdo shqetësim.

EMISIONET