Ushtria ruse nuk e ndal agresionin në Ukrainë, shpërthime në Kiev dhe qytete të tjera
Shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kështu pohojnë zyrtarët dhe mediat, të cilët siguruan se mbrojtja ajrore mori masa.
Rusia ka kryer një fushatë sulmesh intensive me raketa dhe sulme me UAV që nga tetori 2022, duke synuar si instalimet ushtarake ashtu edhe infrastrukturën civile. Sulmet e sotme vijnë më pak se 24 orë pasi një sulm në Kherson vrau 21 persona.
Grupet e mbrojtjes ajrore ndërmorën veprime në rajonin e Kievit, tha komanda ushtarake lokale përmes Telegram. Një reporter i Reuters në kryeqytet dëgjoi të paktën një shpërthim të fuqishëm.
Rrjeti televiziv shtetëror ukrainas foli për shpërthime në Zaporizhia. Yuriy Malasko, kreu i komandës ushtarake rajonale, raportoi përmes Telegramit se grupet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar edhe atje.
Mediat ukrainase folën edhe për shpërthime në Odessa. Sirenat paralajmëruese të mbrojtjes ajrore u dëgjuan në shumicën e rajoneve lindore të vendit.