Kokainë, pastrim parash dhe evazion fiskal/ Media gjermane: Nga Eldi Dizdari tek “Fracascia”, ja si funksiononte mafia

Kokainë, pastrim parash dhe evazion fiskal/ Media gjermane: Nga Eldi

Policia gjermane kreu dje bastisje kundër mafies italiane ‘Ndrangheta’ në koordinim me autoritetet në Itali, Belgjikë, Francë, Spanjë, Rumani, Brazil dhe Panama.

Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), policia e përfshirë në operacionin ndërkombëtar ekzekutoi mbi 100 urdhër-arreste kundër të dyshuarve që besohet të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës, pastrim parash dhe evazion fiskal, ndër të tjera.

Bastisjet erdhën pas pothuajse katër vjet hetimesh tepër sekrete ndaj organizatës mafioze kalabreze.

Për të trafikuar armët dhe kokainën ishin krijuar disa organizata. Shoqata e parë e rikonstruktuar ka të bëjë me familjen Nirta, “Versu” të San Luca, e cila kishte bazë në Brazil, e përfaqësuar nga i arratisuri Vincenzo Pasquino, i kapur në vitin 2021 së bashku me bosin e drogës, Rocco Morabito.

E dyta i përket familjes Mammoliti “Fischiante” të Bovalino me ‘nyje’ në Pulia, Abruzzo, Lazio, Toskana dhe Lombardi dhe që ka kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit amerikano-jugor të kokainës dhe me trafikantë ndërkombëtarë si Denis Matoshi (Eldi Dizdari), aktualisht i arratisur në Dubai.

Shoqata e tretë, i përket familjes Strangio “Fracascia” të lidhur me bandat Nirta-Strangio të përfshira në masakrën e Duisburgut të vitit 2007. Kjo organizatë e tretë, sipas hetuesve, kishte degë të qëndrueshme në Genk (Belgjikë), Mynih (Gjermani), Spanjë dhe Canberra (Australi).

mafia italiane eldi dizdari fracascia

EMISIONET