Rrëzimi i urës në Xhenova vr*u 43 persona/ Drejtësia italiane lë në burg zyrtarët

Rrëzimi i urës në Xhenova  vr*u 43 persona/ Drejtësia

Ish-kreu i operatorit të autostradave në Itali është dënuar me 12 vjet burg për shembjen e urës Morandi në Gjenovë në gusht 2018. Prokurorët kishin kërkuar një afat më të gjatë burgimi për ish-shefin e Autostrade per l'Italia, Giovanni Castellucci.

Mësohet se 43 persona vdiqën kur ura e autostradës që kalonte nëpër qytet u shemb nga një stuhi shiu në kulmin e sezonit të festave, duke bërë që makinat dhe kamionët të rrëzoheshin përtokë.

Castellucci, i cili tashmë po vuan një dënim me gjashtë vjet burg për një aksident rrugor në vitin 2013, ishte një nga 57 të pandehurit në gjyq në Xhenova. Një tjetër zyrtar i lartë i autostradave, Michele Donferri Mitelli, është dënuar me 11 vjet burg.

Emmanuel Diaz, vëllai i të cilit vdiq në shembjen e urës, tha se ishte shumë i kënaqur me vendimin, ndërsa Egle Possetti, motra dhe familja e të cilit u vranë të gjitha, tha se dënimi me 12 vjet që iu dha Castellucci-t ishte i pranueshëm.

EMISIONET