Kuvendi voton zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore deri më ...
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u shqyrtua kërkesa për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin për këtë çështje dhe vendosi t’ia kalojë për votim seancës plenare, ku me 78 vota pro Kuvendi miratoi shtyrjen e afatit të punimeve të këtij komisioni deri më 30 nëntor të këtij viti.
Gjatë mbledhjes u vendos gjithashtu që më 20 korrik 2026 të zhvillohet një seancë plenare kushtuar raportimit të institucioneve kushtetuese.
Po ashtu, Konferenca e Kryetarëve vendosi që në një nga seancat plenare të mbetura të këtij sesioni parlamentar të përfshihet edhe raportimi mbi veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

