Zbardhet certifikata e vdekjes së Navalnyt: Ja çfarë shkruhej në raportin mjekësor

Zbardhet certifikata e vdekjes së Navalnyt: Ja çfarë shkruhej

Ekipi i kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, i cili humbi jetën në burg të premten e kaluar, pretendon se ka parë certifikatën e tij të vdekjes.

Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si ‘shkaqe natyrore’.

‘Raporti mjekësor mbi vdekjen i treguar nënës së Alexei Navalny thoshte se shkaqet e vdekjes ishin të natyrshme,’ tha Kira Yarmysh.

E veja e tij kishte pohuar më herët se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor.

Kremlini mohon me forcë çdo përfshirje në vdekjen e kritikut të Putinit, pavarësisht akuzave të përhapura nga opozita e brendshme dhe udhëheqësit ndërkombëtarë.

EMISIONET