U dehën në funeralin e xhaxhait të tyre me alkool falas, dy motra shkaktojnë sherrin e madh

U dehën në funeralin e xhaxhait të tyre me alkool falas, dy motra

Dy motra të cilat ishin dehur gjatë funeralit të xhaxhait të tyre kanë nisur një sherr të madh në një bar në Angli.

Funerali i xhaxhait të tyre u zhvillua në një klub bowling, ku Katie dhe Sarah Lewis konsumuan shumë alkool, i cili ishte falas, u tha në Gjykatën e Magjistraturës së Liverpulit.

Sarah, 41 vjeç, pohoi se nga konsumi i tepërt i alkoolit, ishte bërë shumë abuzive ndaj stafit, përpara se t’i kërkohej të largohej. Katie, 40 vjeçe, pa motrën e saj e cila po tërhiqte zvarrë nga flokët një anëtar të stafit dhe e rrotulloi në dysheme. Menjëherë ajo u përfshi në sherr. Ajo e kapi aq fort saqë flokët e tij i mbetën në duar. Sarah ka pesë dënime të mëparshme për nëntë vepra, ndërsa motra e saj ka 21 dënime për 43 vepra. Të dyja u deklaruan fajtorë për grindje.

Sara kishte qenë viktimë e dhunës në të kaluarën dhe ka vuajtur nga vështirësitë e shëndetit mendor. Sipas përfaqësueses së saj ligjore, Sarahs i vinte keq për atë që kishte bërë dhe ishte e hapur ndaj çdo opsioni për rehabilitimi të plotë.

Avokati mbrojtës i Katie-n, Martin Saxon tha në gjykatë se klienti i tij kishte parë motrën e saj duke u trajtuar keq, dhe më pas i gjithë ‘ferri shpërtheu’.

Saxon tha se Katie kishte kaluar një fëmijëri traumatike dhe kanë kaluar një kohë të gjatë në një spital psikiatrik. Ai shtoi se klienti i tij përbënte një rrezik të ulët për të kryer sërish veprën penale. Të dyve iu dorëzua një urdhër komunitar 18 muajsh.

Ata gjithashtu duhet të plotësojnë ditët e rehabilitimit dhe 90 ditë abstenimi nga alkooli. Ata gjithashtu duhet të paguajnë 320 £ secila në kosto. Sarës iu urdhërua të kryente 200 orë punë pa pagesë.

EMISIONET