TURQI, NATO FORCON MBROJTJEN AJRORE / Rrit sigurinë për bazën strategjike të Incirlikut

Vendosja e sistemeve shtesë Patriot e NATOS në Turqi vjen pas incidenteve me raketa nga Irani dhe rritjes së tensioneve në rajon.

TURQI, NATO FORCON MBROJTJEN AJRORE / Rrit sigurinë për bazën

NATO po zgjeron praninë e saj mbrojëse në jug të Turqisë, duke vendosur sisteme shtes të mbrojtjes ajrore për të garantuar sigurinë e bazës strategjike të Incirlikut, një nyje kyce për operacionet e aleancës në rajon.

Sipas raportimeve, ky forcim vjen në kuadër të shtuara pas incidenteve të fundit me raketa balistike, të cilat u raportuan se u lëshuan nga Irani drejt trritorit Turk.

Autoritetet Turke kanë theksuar se mbrojtja ajrore e NATO,s ëhtë forcuar ndjeshëm për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të vendit.

Sistemet Patriot janë vendosur në disa zona strategjike, përfshirë rajonin e Malatias pranë bazës së radarit Kurecik, ndërsa bateri të tjera tashmë operojnë në zonën e Adanas, ku ndodhet edhe baza e Incirlikut.

Këto sisteme janë të afta të neutralizojnë raketa balistike dhe përbëjnë një shtyllë kyce të mbrojtjes së NATO,s nëkufijtë jugor të aleancës.

Vendimi për të shtuar kapacitetet mbrojtëse vjen pasi disa raketa janë interceptuar në hapësirën ajrore turke gjatë javëve të fundit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Zyrtarët Turq kanë deklaruar se vendi mbështetet ende në sistemet e NATO,s për mbrojtjen ajrore, ndërsa zhvillimi i një sistemi të avarur mbetet në proces. Në këtë kontekst, prania e shtuar e aleancës në Incirlik shihet si një garanci kyce për sigurinë rajonale dhe për paranadalimin e e kërcënimeve të mëtejshme.

EMISIONET