Turqi, Erdogan bën “mea culpa” për vonesën e ndihmës për viktimat e tërmetit

Turqi, Erdogan bën “mea culpa” për vonesën e

Ndihma "nuk po arrin aq shpejt sa pritej", pranoi për herë të parë sot Rexhep Tajip Erdogan, pesë ditë pas tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.8 ballë.

"Fatkeqësia preku aq shumë ndërtesa sa për fat të keq, ne nuk ishim në gjendje të ofronim ndihmë urgjente aq shpejt sa kishim shpresuar," tha Erdogan gjatë një vizite në qytetin e Antiyam.

Të mërkurën ai kishte pranuar "boshllëqet" në reagimin e autoriteteve ndaj tërmetit, duke thënë se ishte "e pamundur të përgatitesh për një fatkeqësi të tillë".

Presidenti i Turqisë, i cili po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet e planifikuara për 14 maj, është përballur me kritika të forta për trajtimin e tragjedisë.

Në provincën Antiyaman, një nga provincat e goditura nga tërmeti, Mehmet Yildirim i tha AFP dje "Nuk pashë askënd para orës 14:00 të ditës së dytë pas tërmetit", 34 orë pas lëkundjes së parë.

“As shteti, as policia, as ushtarët. E njëjta gjë për ju! Na latë në mëshirë të fatit”.

Shumë njerëz ankohen për mungesë të mjeteve në dispozicion, veçanërisht furnizimeve.

AFP vuri në dukje të enjten vendosjen e më shumë ngritësve dhe shpëtimtarëve, veçanërisht të huaj, në qytet.

"Ndoshta gjatë kësaj kohe ka pasur mungesa, probleme teknike, por ne jemi në anën e popullit tonë me të gjitha mjetet tona," tha Erdogan, duke shtuar se Turqia ka vendosur "ndoshta ekipin më të madh të shpëtimit në botë, me 141,000 shpëtimtarë".

Në të njëjtën kohë, ai tha se disa njerëz po plaçkisin dyqanet dhe sulmojnë bizneset, duke theksuar se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në provincë do t'i lejojë shtetit të vendosë masat e nevojshme ndëshkuese.

termeti ne turqi

EMISIONET