Zgjedhjet në Turqi, zyrtari turk: Ky tërmet do ta varrosë Erdoganin në rrënoja

Zgjedhjet në Turqi, zyrtari turk: Ky tërmet do ta varrosë

Tërmeti shkatërrues në Turqi paraqet “vështirësi të konsiderueshme” për zgjedhjet e planifikuara për t’u mbajtur më 14 maj, deklaroi sot një zyrtar turk, duke hedhur dyshime se mund të shtyhen votimet.

“Ky tërmet që ka kushtuar jetën e mijëra njerëzve do ta varros atë në rrënojat”, tha zyrtari duke i’u referuar presidentit Erdogan.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti aktual Recep Tajip Erdogan është duke kërkuar të zgjasë qëndrimin e tij në pushtet edhe për një mandat tjetër. Sipas sondazheve të publikuara para tërmetit, Erdogan do të përballet me sfida të vështira elektorale, më të forta se më parë.

Popullariteti i Erdogan ka rënë pasi është rritur kostoja e jetesës dhe është ulur vlera e monedhës vendase, lira. Tani po përballet me një valë kritikash për reagimin e qeverisë së tij ndaj tërmetit më vdekjeprurës të Turqisë që nga viti 1999, pak para se të vinte në pushtet.

‘Sfidë e madhe logjistike’ për mbajtjen e zgjedhjeve

Sfida logjistike e mbajtjes së zgjedhjeve ë zonat e prekura është e madhe, Rreth 13 milionë banorë jetojnë në zonat e prekura nga tërmetet dhe qindra mijëra kanë nevojë për një banesë, pasi ndërtesat janë shkatërruar ndërsa për pjesën e dëmtuar, rreziku është tepër i madh.

“Është shumë herët për të folur për zgjedhjet. Për tre muaj do të ketë një gjendje të jashtëzakonshme. 15% e popullsisë jeton në atë zonë, zonë që prodhon gati 10% të PBB-së”, tha zyrtari turk, i cili foli në kushte anonimiteti.

Ai tha se Partia AK (AKP) e Erdoganit dhe aleati i saj parlamentar MHP do të shqyrtojnë çështjen, por la të kuptohet se ishte shumë herët për të vendosur ndonjë gjë menjëherë pas tërmetit dhe ndërkohë që numri i të vdekurve ishte ende në rritje.

Kritikat ndaj reagimit emergjent të Turqisë ndaj tërmetit po shtohen, me të mbijetuarit dhe politikanët e opozitës që akuzojnë qeverinë për një përpjekje të ngadaltë dhe të pamjaftueshme ndihme.

EMISIONET