Trump njofton Kongresin për rifillimin e operacioneve ushtarake në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka informuar zyrtarisht Kongresin për rifillimin e operacioneve ushtarake në Iran. Njoftimi vjen përmes një letre drejtuar drejtuesve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duke rikthyer debatin mbi kompetencat e presidentit për përdorimin e forcës ushtarake.
Sipas një letre të dërguar më 10 korrik dhe të publikuar nga The New York Times, Trump njofton se forcat amerikane kryen më 7 korrik "sulme mbrojtëse kundër objektivave në Iran".
Dokumenti pritet të rihapë përplasjen mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit lidhur me mënyrën e menaxhimit të konfliktit me Teheranin. Ligjvënësit argumentojnë se vazhdimi i operacioneve ushtarake kërkon një autorizim të veçantë nga Kongresi.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë votuar më herët rezoluta që i kërkojnë presidentit të ndërpresë operacionet ushtarake ose t'i paraqesë ato për miratim në Kongres.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë mban qëndrimin se Donald Trump po ushtron kompetencat që i jep Kushtetuta amerikane në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

