Axios: Trump i dha "dritën jeshile" Arabisë Saudite për sulm ndaj Houthive

Axios: Trump i dha "dritën jeshile" Arabisë Saudite për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se ka miratuar kërkesën e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për ndërmarrjen e një operacioni ushtarak kundër rebelëve Houthi në Jemen. Informacioni është publikuar nga Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Sipas raportimit, sulmi saudit ndaj aeroportit të Sanaas dhe kundërpërgjigjja me raketa nga rebelët Houthi shënojnë përshkallëzimin më të madh të tensioneve mes palëve që nga viti 2022.

Raporti tregon se, pas disa ditësh kontaktesh diplomatike, Donald Trump zhvilloi të premten një bisedë telefonike me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Gjatë telefonatës, udhëheqësi saudit kërkoi mbështetjen e Uashingtonit për një operacion ushtarak kundër Houthive.

Sipas burimeve të cituara nga Axios, presidenti amerikan dha miratimin për këtë kërkesë, duke hapur rrugën për operacionin ushtarak.

EMISIONET