Trump k*rcënon Evropën me tarifa 100% për mallrat, nëse vendosen taksa ndaj gjigantëve amerikanë të teknologjisë

Trump k*rcënon Evropën me tarifa 100% për mallrat, nëse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave të importit prej 100% për çdo vend evropian që aplikon ose miraton taksa mbi shërbimet dixhitale të kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë.

Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, Trump bëri të ditur se SHBA-ja do të reagojë me masa të menjëhershme tregtare ndaj vendeve që vendosin taksa për kompani si Apple, Google, Meta dhe Amazon.

Sipas tij, çdo shtet që miraton një taksë të tillë do të përballet me një tarifë 100% për mallrat që eksporton drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa këto masa do të zëvendësojnë edhe marrëveshjet ekzistuese dypalëshe tregtare.

Paralajmërimi vjen vetëm pak ditë pas finalizimit të një marrëveshjeje të re tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, duke krijuar pasiguri për marrëdhëniet ekonomike mes dy palëve.

Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar aplikon një taksë prej 2% për shërbimet dixhitale, ndërsa Franca, Italia dhe Spanja kanë vendosur një taksë prej 3% për kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Edhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë masa të ngjashme.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet evropiane ndaj deklaratave të Trump, ndërsa më herët Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është i gatshëm të përgjigjet nëse interesat tregtare të bllokut preken.

EMISIONET