Tragjeditë në ujëra nuk ndalen, 9 emigrantë mbyten në brigjet e Algjerisë
Të paktën nëntë emigrantë të parregullt vdiqën dhe tetë të tjerë u zhdukën kur varka e tyre u përmbys në brigjet e Algjerisë, sipas mediave lokale.
Emigrantët u mbytën në brigjet perëndimore të provincës lindore Skikda, njoftoi radioja shtetërore.
Dy emigrantë, përfshirë një grua, u shpëtuan nga rojet bregdetare algjeriane, ndërsa operacionet e kërkimit po vazhdojnë për të gjetur të zhdukurit. Të gjitha viktimat ishin shtetas algjerianë.
Vitin e kaluar, më shumë se 30 emigrantë të parregullt u mbytën teksa lundronin nga Algjeria Lindore për në ishullin Sardenja të Italisë në Mesdhe.
Për vite të tëra, vendet e Afrikës së Veriut si Algjeria, Tunizia, Libia, Mauritania dhe Maroku kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të migrantëve, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane për të arritur në Evropë, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Ndërsa disa nga migrantët arrijnë destinacionin e tyre, të tjerët shpesh vdesin gjatë udhëtimit.