Sri Lanka do të marrë rreth 7 miliardë dollarë nga programi i FMN-së

Sri Lanka do të marrë rreth 7 miliardë dollarë nga programi

Sri Lanka do marrë rreth 7 miliardë dollarë nga programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Në 75 vitet e pavarësisë së Sri Lankës, nuk ka pasur kurrë një periudhë më kritike për të ardhmen tonë ekonomike. Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi programin tonë, duke i mundësuar Sri Lankës të aksesojë deri në 7 miliardë dollarë financime nga FMN dhe IFN-të. Falënderoj FMN-në dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen”, shkroi presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe.

“Programi i FMN-së do të jetë imperativ për të përmirësuar pozicionin e Sri Lankës dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, dhe do të tregojë se Sri Lanka është edhe një herë një vend tërheqës për talentet, investitorët dhe turistët.”

EMISIONET