Tragjedia në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur
Kryeminisrti Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik të dy trenave në Greqi.
"Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave," shkroi Rama.
Nga ana tjetër edhe ministrja Olta Xhaçka shprehu ngushëllimet për tragjedinë.
"I dhimbshëm nga humbja e jetëve në Greqi. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e aksidentit vdekjeprurës të trenit dhe familjet e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë!" u shpreh ajo.
Pained by the loss of life in #Greece. Our thoughts and prayers go to the victims of the deadly train accident and their families. Wishing the injured a speedy recovery! pic.twitter.com/85HW24Pth5
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) March 1, 2023