Tragjedi në Zvicër, burri vret gruan, tre vajzat dhe veten

Tragjedi në Zvicër, burri vret gruan, tre vajzat dhe veten

Pesë anëtarë të një familjeje u gjetën të vrarë brenda shtëpisë së tyre të djegur në Zvicër.

Sipas policisë autori i dyshuar thuhet të jetë babai, i cili pasi vrau gruan dhe tre vajzat e tij më pas u vetëvra.

Siç njoftoi Policia e Kantonit Bo, “pas dy ditësh hetime intensive, skenari i një drame familjare është më i mundshmi sipas prokurorit përgjegjës për hetimin penal dhe hetuesve”.

Policia dyshon se babai qëlloi dhe vrau fillimisht gruan dhe më pas tre vajzat e tij përpara se të vriste veten.

Trupat e anëtarëve të familjes që jetonin atje babait 45-vjeçar, nëna 40-vjeçare dhe tre vajzat e tyre, të moshës 5, 9 dhe 13 vjeç u gjetën në rrënoja.

Shtëpia që u përfshi nga flakët ndodhet në Yverdon-les-Bains, një qytet në brigjet e liqenit Nechatel.

Vlen të theksohet se secili prej viktimave kishte plagë plumbash.

“Një armë u gjet pranë babait, i cili mund të jetë autori i katër vrasjeve të tjera para se ai të vriste veten”, tha policia, e cila e përjashtoi “përfshirjen e një pale të tretë”.

Ndërkohë, shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por policia foli për “prezencë të një sasie të madhe benzine në dhoma të ndryshme të shtëpisë”.

EMISIONET