Çfarë i kanë bërë vite të tëra duke mbajtur turistë në shpinë një elefanti
Një imazh i tmerrshëm ka treguar dëmin brutal të përjetuar nga një elefant pas vitesh që mbante turistë në shpinë.
Grupi i kafshëve Wildlife Friends Foundation në Tajlandë (WFFT) publikoi një imazh të 71-vjeçares Pai Lin, një elefant femër, e cila ka mbetur me një shpinë të deformuar pas dekadash duke mbajtur turistë.
Në disa raste, elefanti i moshuar u detyrua të mbante deri në gjashtë persona në të njëjtën kohë.
Në foton mjaft rrëqethëse, shpina e elefantit duket dukshëm e futur nga brenda. Aty ku pjesa e pasme duhet të rrumbullakoset për të formuar një formë thuajse kube, shtylla kurrizore është deformuar pas dekadash të mbajtjes së peshës së madhe.
Pai Lin kaloi 25 vjet duke u shfrytëzuar në industrinë e trekking të Tajlandës, por tani ka gjetur një vend në objektin e Fondacionit Wildlife Friends Tajlandë.
Kalërimi i elefantëve është një aktivitet turistik tepër i popullarizuar në vende si Tajlanda që janë të populluara me elefantë aziatikë. Kjo gjithashtu e bën atë punë tepër fitimprurëse për kompanitë e udhëtimit.
Grupet e fushatës si WFFT kanë bërë një fushatë prej kohësh për të ndaluar kompanitë lokale turistike të përdorin kafshët. Ata besojnë se kjo praktikë shfrytëzon elefantët.
“Elefantët e përdorur për ecje shpesh kalojnë ditë të plota duke mbajtur peshën e grupeve të turistëve dhe një ulëseje të rëndë”, tha grupi i fushatës së kafshëve.
"Ky presion i vazhdueshëm në trupat e tyre mund të përkeqësojë indet dhe kockat në shpinë, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme fizike në shtyllat kurrizore.
Shpina e Pai Lin ka ende shenja nga pikat e vjetra të presionit," tha ai.