Tornadot vrasin 19 persona në SHBA, raportohet për dhjetëra persona të tjerë të mbetur nën rrënoja

23 viktima janë konfirmuar në Mississippi të SHBA-ve, pasi u goditën nga disa tornado. Si pasojë e motit të keq raportohet edhe prë godina të shaktërruara, e dhjetëra persona të bllokuar nën rrënoja

Tornadot vrasin 19 persona në SHBA, raportohet për dhjetëra

Të paktën 23 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot goditën  shtetin amerikan të Mississippi mbrëmjen e së premtes.

Një numër më i madh njerëzish mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Moti i keq shkaktoi shkatërrime në disa qytete rurale, ku pemët dhe linjat e energjisë u shkatërruan.

Reshje të dendura shiu dhe breshër në madhësinë e topave të golfit u raportuan në Misisipi.

Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, tha në Twitter se ekipet e kërkim shpëtimit po ofronin mbështetje mjekësore për të prekurit.

“Shumë njerëz kanë nevojë për lutjen tuaj dhe mbrojtjen e Zotit sonte. Shikoni raportet e motit dhe jini të kujdesshëm gjatë natës”, shkruante më tej ai

Disa shtete të tjera jugore në Amerikë janë gjithashtu të përgatitur për stuhi të fuqishme.

Banorët e Rolling Fork thanë se një tornado shpërtheu dritaret nga pjesa e pasme e shtëpive të tyre. Njerëz të tjerë u bllokuan në grumbuj rrënojash, ndërsa qytetin e Sharkey, fati i disa efektivëve ende nuk dihet.

tornado shba

EMISIONET