“Afganistani, tmerri që nuk harrohet”/ Reshterja Alketa Kaziu tregon 16 vitet në Forcat e Armatosura (INTERVISTA)

Misoni në Afganistan është ndër më të rëndësishmeit për Reshter Alketa Kaziun. Ajo ka 16 vite në Forcat e Armatosura dhe ndan me ne përjetimet që nga dita e parë në repart dhe menyren se si e menaxhon kohën mes familjes dhe uniformes..

Megjithëse kanë kalaur tre vite, kthimin nga misioni në Afganistan, Reshter Alketa Kaziu e kujton mes lotësh…

Ajo ka 16 vite në Forcat e Armatosura…

Si pjesë e Batalionit të 2 të Këmbësorisë në 2020-ën, reshterja Kaziu u nis drejtë Afganistanit, në një mision të rëndësishëm.

“Afganistani, tmerri që nuk harrohet”/ Reshterja Alketa Kaziu

Në intervistë e saj dhënë për "Ora News", ajo e konsideron pikën më të nxehtë të globit dhe nga ai mision do të mbajë kujtimet më të rëndësishme në karrierë, të cilat na i tregon me krisma e armëve në sfond gjatë një stërvitje rutinë, në repart.

( Intervista e plotë )

Të jesh pjesë e ushtrisë është një punë e vështirë dhe më përgjegjësi të shumëfishta, thotë reshter Kaziu.

Megjithëse duket një sektor që mbulohet nga burrat, gratë dinë ta bëjnë me perkushtim.

“Afganistani, tmerri që nuk harrohet”/ Reshterja Alketa Kaziu

Mes familjes dhe punës kohën ka ditur ta ndajë mirë. Arrin t’i menaxhojë të dyja, megjithëse brenda mureve të shtëpisë ndjenë ngrohtësinë që i jep forcë për të vazhaduar, më tej.

Pa asnjë hezitim thotë se do të pranojë çdo mision që do t’i ofrohet.

reshterja alketa kaziu

EMISIONET