THIRRJE EVAKUIMI NË LINDJEN E MESME/ Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron për s*lme në disa uzina petrokimike

THIRRJE EVAKUIMI NË LINDJEN E MESME/ Garda Revolucionare e Iranit

Garda Revolucionare e Iranit ka dhënë një paralajmërim për evakuim në disa uzina petrokimike në Arabia Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmi është raportuar nga mediat shtetërore, duke iu referuar Iran International.

Kjo lëvizje vjen pas sulmeve ajrore nga Izrael, të cilat kanë goditur pjesë të uzinave të gazit në Parsi Jugor, një nga zonat më të rëndësishme energjetike në Iran.

Situata ka rritur tensionet në rajon dhe ka shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike.

Industria petrokimike ka një rol të madh në ekonominë globale, pasi lidhet drejtpërdrejt me furnizimin me energji dhe prodhimin industrial, duke ndikuar në shumë produkte që përdoren çdo ditë.

EMISIONET