Të dhënat për armët bërthamore/ SHBA ndërpret shkëmbimin e disa informacioneve me Rusinë

SHBA, do të ndërpresin shkëmbimin e disa informacioneve me Rusisë për armët bërthamore. Zyrtarët Amerikanë thanë se janë detyruar ta ndërmarrin këtë hap, si përgjigje ndaj vendimit të Moskës për pezullimin e Pjesëmarrjes në Traktatin START

Të dhënat për armët bërthamore/ SHBA ndërpret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan Rusinë se do të ndërpresin shkëmbimin e disa të dhënave për forcat bërthamore, njoftoi Shtëpia e Bardhë, duke e quajtur vendimin përgjigje ndaj vendimit të Moskës për pezullimin e pjesëmarjes në traktarin e ri të armëve bërthamore, START.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë t'u përgjigjen shkeljeve të Rusisë të Traktatit të Ri START duke marrë masa proporcionale në mënyrë që ta shtyjnë Rusinë të rikthehet tek detyrimet e saj. Kjo do të thotë se meqenëse pezullimi i pretenduar i Rusisë i Traktatit të Ri START është ligjërisht i pavlefshëm, SHBA-ja ka të drejtën ligjërisht të ndalë përditësimin tonë të të dhënave dy herë në vit në përgjigje të shkeljeve të Rusisë”, tekson Shtëpia e Bardhë.

Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin nuk është tërhequr zyrtarisht nga traktati, i cili kufizon arsenalet strategjike bërthamore të dislokuara nga të dyja palët, pezullimi i 21 shkurtit vë në rrezik shtyllën e fundit të kontrollit të armëve SHBA-Rusi.

“Rusia nuk ka qenë në përputhje të plotë dhe ka refuzuar të ndajë të dhënat që kishim rënë dakord në bazë të traktatit të ri START t'i ndanim dy herë në vit. "Ne do të preferonim ta bënim një gjë të tillë, por kjo kërkon që edhe ata të jenë të gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë”, argumenton SHBA.

Traktati i ri START i nënshkruar në vitin 2010 dhe që do të skadojë në vitin 2026, kufizon numrin e mbushjeve strategjike bërthamore që mund të dislokojnë vendet. Moska dhe Uashingtoni , sipas PAKTIT mund të vendosin jo më shumë se 1550 mbushje bërthamore strategjike dhe 700 raketa dhe bombardues me bazë tokësore dhe nëndetëse për mbartjen e tyre.

Ndërsa një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se "përveç shkëmbimit të të dhënave dy herë në vit, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ofrojnë të gjitha njoftimet e parashikuara nga Traktati i Ri START."

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë së bashku gati 90% të kokave bërthamore në botë që vlerësohen se janë të mjaftueshme për të shkatërruar planetin!

armët bërthamore shba rusia

EMISIONET