Inteligjenca Artificiale, mike apo armike e njeriut? Raporti: Preken 300 milionë vende pune
Në kushtet që programimi, robotika dhe gjuha , janë prezente kudo jeta individuale po vihet në varësi gjithnjë në rritje nga inteligjenca artificiale. Së fundmi një rapor tregon se Inteligjenca Artificiale, mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë
Nuk dihet ende nese Inteligjenca artificiale mund të shihet se mike apo armike e njeriut, por ajo që dihet me saktësi, është se mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë, të paktën kështu thotë raport i bankës “Goldman Sachs”.
Sipas këtij raporti, Inteligjenca Artificiale do të mund të zëvendësojë ¼ e punëve në SHBA dhe në Europë. Inteligjenca Artificiale shihet si një mundësi për të nxitur produktivitetin në të gjithë ekonominë.
Në raport përmendet se ndikimi i inteligjencës artificiale do të dallojë varësisht prej sektorit – 46 për qind të punëve administrative dhe 44 për qind të punëve në profesionet e lidhura me ligjin, do të mund të automatizohen, mirëpo në sektorin e ndërtimtarisë dhe mirëmbajtjes, një zëvendësim i tillë mund të prekë 6, respektivisht 4 për qind të vendeve të punës.
Sipas raportit, 60 për qind e njerëzve sot kanë pozita të punës që nuk kanë ekzistuar më 1940. Mirëpo në disa hulumtime tjera është thënë se ndryshimet teknologjike prej viteve 1980, kanë ndikuar në largim të njerëzve nga puna, më shpejt sesa që janë krijuar mundësi të reja punësimi.
Ana negative e Inteligjencës Artificiale është se mund të ndikojë në uljen e pagave në sektorë të ndryshëm për shkak se nuk do të kenë vështirësi pune.
Këtu i referohet edhe punës së gazetarëve të cilet do të përballen me më shumë konkurrencë, çka mund të ndikojë në ulje të pagave, përveç nëse ka rritje të madhe të kërkesës për një punë të tillë.
Megjithatë duhet thënë se nuk ekziston një mënyrë për të ditur se sa punë do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale.