Bisedimet me Serbinë, Kurti: Deklaratat politike nuk duhet të vendosen para marrëveshjes bazë

Bisedimet me Serbinë, Kurti: Deklaratat politike nuk duhet të vendosen

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të rikthehen në 4 prill. Por këtë radhë nuk do të ketë më bisedime mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit aleksandër vuçiç.

Do të jenë grupet e negociatorëve që në Bruksel do të ulen për të biseduar mbi zbatimin e paktit të arritur në ohër me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA. Të paktën kjo është deklaruar nga kreu i qeverisë së Prishtinës.

Duke komentuar deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrel, se është urgjente themelimi i asociacionit, Kurti deklaron se deklaratat politike nuk duhet të vendosen para marrëveshjes bazë.

“Takimi në javën e parë të prillit, që do të mbahet në Bruksel nuk do të jetë ndërmjet meje si kryeministër dhe presidentin e Serbisë, por do të jetë ndërmjet kryenegociatorëve. Me 4 prill në Bruksel, ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja, ajo është shumë e qartë dhe publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj. Prandaj edhe do të organizohet një takim ndërmjet kryenegociatorve, ku nga ana e Republikës së Kosovës është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi”, theksoi Kurti.

Sa i përket shikimit të asociacionit si përparësi, kryeministri thekson se marrëveshja duhet të ecë përpara si e tërë.

“Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka mos të zbatohet. Ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes dhe as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë as zbatim të njëanshëm. Prandaj marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë, duke marrë pjeset e preferuara”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Si kundërpeshë Kurti nënvizon rëndësinë e projektit për të gjetur trupat e të zhdukurve në luftën me serbinë

“Ndërkaq tek fjala juaj që e përdoret urgjencë, është pikërisht tek fjalia e cila ka të bëjë me të pagjeturit, përkatësisht me të zhdukurit me dhunë... lexojeni tekstin, deklaratat politike të kujtdo qoftë janë për t'i shërbyer procesit. Mirëpo tash keni një marrëveshje, nuk keni nevojë të vendosni asnjë deklaratë e as prononcim publik politik të askujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo të aneksit të zbatimit. Edhe një herë po e ritheksoj, fjala urgjencë është tek çështja e të pagjeturve”, tha Kurti.

Në 18 mars në tryezat e organizuara në maqedoninë e veriut u arrit marrëveshja për vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe në kosovë si dhe të drejtat e kishës serbe. Por pavarësisht deklaratave optimiste Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do ta firmoste

EMISIONET