Skandali McGonigal/ "Bloomberg": Mund të kërkohet shkarkimi i kreut të Departamentit të Drejtësisë

Skandali McGonigal/ "Bloomberg": Mund të kërkohet shkarkimi

Skandali i korrupsionit rus të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, mik i kryeministrit shqiptar Edi Rama, po trondit politikën amerikane.

Media e madhe amerikane, Bloomberg shkruan se kjo çështje ka ndezur një luftë të ashpër mes Kongresit amerikan dhe qeverisë.

Në krye të betejës nga Kongresi qëndron kongresmeni republikan, Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nga ana tjetër është Merrick Garland, drejtues i Departamentit të Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm në SHBA.

Bloomberg shkruan se përplasja mund të shkojë aq larg, sa Jordan të kërkojë shkarkimin e Garland.

‘Jordan dhe republikanët kanë përmbytur Departamentin e Drejtësisë me kërkesa të shumta për dokumente dhe të dhëna. Çdo dështim në ofrimin e materialeve mund të përdoret përfundimisht për të cituar Garland për shpërfillje të Kongresit ose, në ekstrem, për të filluar procedurat e shkarkimit,’ shkruan portali.

‘Në prapaskenë, Departamenti i Drejtësisë po u kërkon ligjvënësve të jenë të durueshëm pasi zyrtarët ndjekin procedurat normale për të përmbushur kërkesat dhe fletëthirrjet e kongresit...

Pavarësisht kërkesës për durim, Jordan, 58 vjeç, nuk po pret. Komiteti Gjyqësor lëshoi fletëthirrjet e tij të para muajin e kaluar,’ shkruan agjencia.

‘Jordan, në fillim të këtij muaji gjithashtu kërkoi që kreu i FBI, të dorëzojë dokumente dhe të organizojë një seancë dëgjimore për anëtarët e Komitetit Gjyqësor në lidhje me padinë ndaj një ish-zyrtari të lartë të byrosë, Charles McGonigal, i cili kishte shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork. Ai u arrestua dhe akuzohet për pranimin e parave nga një miliarder rus,’ thekson Bloomberg.

Skandali Rama-McGonigal ka tronditur edhe politikën shqiptare, por kryeministri ka bllokuar një komision hetimor ndaj tij në shkelje të hapur të Kushtetutës.

charles mcgonigal mcgonigal edi rama kongresi amerikan

EMISIONET