"Është vështirë!" Zukali për tërmetin: 2900 pallate janë rrëzuar, sa njerëz banonin në to?
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore pas një tërmeti të madh që ka vrarë më shumë se 2,300 njerëz.
Boro Zukali, kryetar i shoqatës "Vatra e shqiptarëve" në Stamboll në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tregoi se si paraqitet situata pas tërmeti.
Boro Zukali: Pallatet u rrëzuan, spitalet u rrëzuan, rrugët janë prishur dhe autostradat. Temperaturat janë të ulëta. Shteti i turqisë në bashkëpunim me bashkitë, Gjysmë Hëna e Kuqe e të gjithë spitalet shtetëror e privat kanë transferuar mjek e nfermjer në zonën e prekur nga tërmeti. Nata po bie, temperaturat po ulen dhe autostratad nuk punojnë dot, është shumë vështirë.
Thuhet se nuk ka shqiptarë të lënduar.
Boro Zukali: Sipas ambasadorit të Ankarasë e Shqipërisë nuk ka pasur shqiptarë të cilët mund të jenë dëmtuar nga tërmeti. Ne si shoqatë nuk mbledhim dot ndihma kush ka dëshir i jep në pikat e bashkive dhe shtetit dhe shteti i transferon në atë zonë.
Mendoni se bilanci do të rëndohet?
Boro Zukali: Bilanci është i madh, si nga ana në njerëz dhe nga ana ekonomike. Është shumë gjynah dhe për popullin dhe për turqinë. 2900 pallate janë rrëzuar, duhet llogaritur se sa njerëz banojnë në një pallat.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.