Shefi bën seks me tre punonjëse, të gjitha shtatzënë! Refuzon tu njohë atësinë, tani në gjyq

Shefi bën seks me tre punonjëse, të gjitha shtatzënë!

Kjo histori po bën bujë përtej kufijve të Italisë.Një shef i kompanisë Frosinone kishte nisur marrëdhënie me tre nga punonjëset e tij brenda dhjetë muajve dhe tani është baba i tre fëmijëve.

Në të gjitha rastet ai ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Ai e nisi lidhjen dhe e përfundoi pasi gruaja mbeti shtatzënë.

Ai e përsëriti këtë model dy herë, duke bërë kështu tre fëmijë. Kështu bën të ditur “Corriere della Sera”.

Sipërmarrësi 32-vjeçar duket se nuk kujdeset për fëmijët që ka ngjizur.

Ai nuk e njeh atësinë, refuzon mbështetjen financiare dhe nuk dëshiron të marrë përgjegjësi.

Gruaja e parë shkoi në gjykatë dhe ngriti një padi për atësinë dhe detyrimin ushqimor kundër shefit.

“Nuk është e drejtë që një punëdhënës të sillet kështu”, tha punonjësja.

Ajo tani kërkon që gjyqësori të zgjidhë këtë rast të komplikuar.

Sipas mediave italiane, një hap të tillë po mendojnë edhe koleget e saj të punës pasi lidhjet me burrin kanë marrë fund.

Babai i dyshuar i tre djemve pritet të dalë para gjykatës në shtator.

 Ai i kishte rezistuar gjithmonë një testi të atësisë.

 Në kuadër të procesit gjyqësor, megjithatë, ai nuk mund ta bënte më këtë, shpjegon për “Corriere della Sera” avokatja e gruas së parë.

Klientja e saj dëshiron të marrë detyrimin ushqimor.

Dhe mesa duket lidhjet e tij të dashurisë tani duhet t'i kushtojë shtrenjtë sipërmarrësit.

EMISIONET