Atentati me tritol ndaj kreut të PD-së dega Vau i Dejës, Qyno: Gara elektorale tashmë u hap, bashkë me të dhe presioni
Mëngjesin e sotëm u vendos një sasi tritoli në makinën e kreut të PD-së Vau i Dejës, Benard Ndreca. Makina shpërtheu në oborrin e banesës sapo u ndez, ndërsa Ndreza shpëtoi fatmirësisht.
Gazetari i Ora News Elton Qyno shpreh se një akt kriminal i tillë mund të lidhet me vendimmarrjet politike të kohëve të fundit në këtë bashki, çka është dhe pista kryesore e Prokurorisë e Policisë.
"Është një ngjarje e mirëmenduar, pasi kemi të bëjmë me një ngjarje politike që sapo ka filluar. Sot kremtohet nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të këtij viti. Gara mes kandidatëve por dhe gara mes partrive politike sigurisht është çelur dhe ka filluar dhe presioni. Jemi përballë një situatë ku zyrtari i PD-së së rithemeluar i është vënë një sasi e konsiderueshme tritoli, 200-300 gr tritol sipas RENEA-s. Shqetësuese është situata në të cilën është kryer dhe dinamikat.
Kemi dy persona që kanë hyrë në oborrin e shtëpisë private të Ndreca dhe sigurisht ata e dinin se oborri monitorohej nga kamerat, të patrembur e të pashqetësuar nga askush të vendosin sasinë e tritolit e më pas të largohen në drejtim të paditur. Deri më tani nuk kemi një person të arrestuar dhe as të dyshuar për këtë ngjarje kriminale. Policia ka marrë në pyetje disa persona por askush nuk është mbajtur i shoqëruar.
Ngjarja ka ndodhur në syrin e prindërve të Ndrecës dhe pikërisht në mesin e banesës së tij, as pa u mbushur 24 orë nga bojkoti i madh që ndodhi në Bahskinë e Vaut të Dejës ku e gjithë pjesa e shtabit elektoral të PD-së bojkotuan këtë forcë politike të drejtuar nga Alibeaj dhe vendosën ti bashkohen PD-së së Berishës. Një gjë e tillë mesa duket ka sjellë dhe një presion të madh sa i përket anëtarëve të shtabit elektoral. Dyshimet e policisë e prokurorsië deri më tani janë se ngjarja lidhjet me vendimmarrje politike," tha ai.