SHBA, Agjencitë e inteligjencës dyshojnë në suksesin e një kundërsulmi ukrainas

SHBA, Agjencitë e inteligjencës dyshojnë në suksesin e

Sipas një dokumenti të klasifikuar të cituar nga Washington Post, agjencitë e inteligjencës amerikane janë skeptike ndaj kundërsulmimit të Ukrainës, e cila mund të sigurojë vetëm "fitore të vogla territoriale" kundër forcave ruse.

Ky tekst u zbulua së fundmi në internet, së bashku me shumë dokumente të tjera të klasifikuara.

Njëri prej tyre i referohej përgjithësisht situatës që mbizotëronte në frontet e Ukrainës në fillim të marsit, të tjerët iu referuan fronteve specifike, si ai i Bakhmutit, apo forcave kundërajrore të Kievit.

Këtë pranverë pritet gjerësisht që të ketë një kundërsulm ukrainas kundër forcave ruse.

Ukraina pohon se ka trajnuar njësi dhe ka grumbulluar municione, duke u përpjekur nga njëra anë të ekonomizojë forcat e veta në front dhe në të njëjtën kohë të shterojë ato të rusëve.

Ajo gjithashtu mori tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi nga aleatët e saj perëndimorë.

Megjithatë, dokumenti i klasifikuar i cituar nga Washington Post thotë se "mangësitë e vazhdueshme (të ukrainasve) në rezervat e trajnimit dhe municionit (të ushtrisë) ka të ngjarë të pengojnë çdo përparim dhe të përkeqësojnë viktimat gjatë ofensivës".

Një dokument tjetër pretendon se presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi prodhimin e 40,000 raketave për t'ia dorëzuar Rusisë dhe u kërkoi përgjegjësve që ta mbanin të fshehtë planin "për të shmangur problemet me Perëndimin", shkruan e njëjta gazetë, në një artikull të veçantë.

SHBA-të e mohuan këtë informacion, duke sqaruar se nuk ka asnjë tregues se një plan i tillë është zbatuar.

"Egjipti është një partner i ngushtë dhe ne flasim rregullisht me udhëheqjen e tij për çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare," tha një zyrtar i lartë amerikan.

Ditët e fundit fotot e dokumenteve në fjalë janë shfaqur në Twitter, Telegram, Discord dhe platforma të tjera të mediave sociale.

Disa mund të kenë qarkulluar në internet prej javësh. Pentagoni vlerësoi të hënën se kjo rrjedhje mund të përbëjë një kërcënim "shumë serioz" për sigurinë kombëtare të SHBA.

Shumë nga këto dokumente nuk janë më të disponueshme në faqet e internetit ku u shfaqën për herë të parë dhe autoritetet amerikane po përpiqen t'i fshijnë të gjitha.

lufta ne ukraine shba dokumente te klasifikuara

EMISIONET