Shala: Trump i zemëruar me Putin, kërkoi një armë pushim pa kushte Ukrainë-Rusi

Përmes një interviste në Ora News, Prof. Asc, Xhevat Shala, ekspert në fushën e sigurisë tha se presidenti amerikan Donald Trump është i inatosur me Putinin pse nuk ka ranë dakord për një armëpushim pa kushte.
Shala: Gjithçka filloi me takimin në Riad dhe ShBA-të dolën në deklaratë se është vendosur një armëpushim në Detin e Zi dhe disa anekse të tjera. Pala ruse ishte më e rezervuar dhe pretendoi se do të hiqen sanksionet, duke vënë kushte të tjera.
Trump kishte besim dhe ka shprehur më herët se Putini beson shumë tek ai, duke dalë disi i fyer nga kjo gjë. Nëse ata nuk ulen për një armëpushim pa kushte, atëherë SHBA-ja do të fillojë një politikë sanksionesh ndaj Rusisë.
