Samiti i NATO-s/ Çobani: Uniteti i Aleancës mbetet i fortë, sfida kryesore vijon të jetë Ukraina!
Gazetari Genc Çobani, në një intervistë për “Ora News”, e cilësoi samitin e fundit të NATO-s si një nga takimet më të rëndësishme të Aleancës në një periudhë të tensionuar ndërkombëtare, ku lufta në Ukrainë dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dominojnë axhendën globale.
Sipas Çobanit, samiti u zhvillua në një moment kur kishte spekulime për përçarje brenda NATO-s, por rezultatet treguan të kundërtën.
“Ka pasur zëra dhe madje frikë për një përçarje të NATO-s, por kjo ishte e ekzagjeruar. Ky samit dëshmoi se uniteti i Aleancës nuk vihet në dyshim,” u shpreh ai.
Duke komentuar kërkesën e përsëritur të presidentit amerikan Donald Trump për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Çobani tha se Shqipëria nuk ka kapacitetet ekonomike për të arritur një nivel të tillë financimi, por theksoi se ky nuk është elementi më i rëndësishëm i diskutimit.
Ai ndaloi edhe te qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke vlerësuar se këtë herë ai mbajti një qëndrim më të qartë në mbështetje të sulmit amerikan ndaj Iranit.
“NATO doli hapur në mbështetje të qëndrimit se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. Po ashtu, vendet anëtare ranë dakord për financimin e një sistemi të ri raketor, çka është një sinjal i fortë për kohezionin e Aleancës,” tha Çobani.
Sipas tij, megjithëse zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, lufta në Ukrainë mbetet sfida kryesore për NATO-n.
“Problemi kryesor vazhdon të jetë Ukraina. Vendet evropiane ushtrojnë presion mbi SHBA-në për të ruajtur mbështetjen ndaj Kievit, ndërsa Amerika kërkon angazhim më të madh të aleatëve në çështje të tjera të sigurisë.
Ky ekuilibër ndihmon në ruajtjen e peshës dhe unitetit të Aleancës,” përfundoi gazetari.
Genc Çobani: Me të vërtetë çdo samit i NATO-s ka rëndësinë e vet të padiskutueshme dhe të pazëvendësueshme. Për më tepër duke patur parasysh domethënë kontekstin global aktualisht, domethënë qoftë nga konflikti i vjetër tashmë, nuk është më një konflikt i ri Rusi-Ukrainë, por në mënyrë të veçantë konflikti në Lindjen e Mesme midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Është padyshim një temë e nxehtë duke patur parasysh kërkesat e vazhdueshme të ish-presidentit Trump, presionet që ai i ka bërë vazhdimisht mbi aleatët e tjerë të NATO-s, në mënyrë të veçantë për financimet e aleancës, për rritjen e shpenzimeve të cilat në mos gaboj ka kërkuar deri në 5% të prodhimit të brendshëm bruto.Natyrisht, meqenëse ne flasim për Shqipërinë, Shqipëria nuk do të hyjë në atë marzhin, ku i thonë, në atë shtresën e 5%-shit, pasi dhe mundësitë tona nuk janë të tilla që të përballojnë atë, duke patur parasysh edhe mundësitë tona ekonomike.
Por nuk është kjo ajo që është më kryesorja. Është fakti që ky samit më tepër sesa kaq është në një moment kur ka patur edhe zëra, madje dhe frikë se mund të kemi dhe deri në një përçarje të NATO-s, duke vënë në dyshim dhe ekzistencën e saj. Të kuptohemi, ka patur dhe spekulime në këtë pikë, domethënë duke e shtyrë frikën deri në ekstremet e saj, gjë që duket shumë e largët.
Por domethënë qëndrimi i zotit Rute në këtë rast domethënë ishte shumë herë më i butë nga çfarë qe përpara. E para njëherë, ai justifikoi plotësisht sulmin amerikan mbi Iranin. Domethënë ishte një risi kjo nuk është se më parë evropianët e NATO-s e kishin kundërshtuar, s'kishin qenë dakord, por gjithsesi kishin patur disa rezerva, ndërsa kësaj radhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s doli hapur.
Domethënë hapur në atë dhe deklaroi që sulmi i Amerikës mbi Iranin është i justifikuar sepse Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Njëkohësisht me sa lexova, sepse nuk jam plotësisht i informuar, presim që të dalin rezultatet përfundimtare, të paktën zyrtare, flasim gjithmonë sepse nuk jam atje brenda që të flas. Po, domethënë gjithsesi domethënë ishte dhe rënia dakord për financimin e një tipi të ri rakete që arrin në disa miliarda dollarë, disa miliarda euro në fakt, domethënë që ka rënë dakord edhe vendet anëtare, domethënë e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.
Kjo është një shenjë pozitive që tregon se nga njëra anë nuk vihet aspak në dyshim uniteti i Aleancës. Pa diskutuar këtu pastaj ekzistencën e saj, që për mua nuk ka qenë asnjëherë një rrezik iminent, të paktën real mundet por imminent rrezik domethënë i menjëhershëm në afatet, në termat e shkurtra nuk bëhej fjalë, por të paktën domethënë uniteti i Aleancës.d
Përsëri, gjithsesi domethënë ajo që mbetet, nuk është problemi i Iranit, është problemi i Ukrainës. Pavarësisht se zhvillimet e fundit e kanë lënë pak si mënjanë, domethënë pak si jashtë fokusit të vëmendjes zhvillimet në konfliktin Rusi-Ukrainë. Por, domethënë e rëndësishme është që të gjithë vendet e NATO-s të jenë në një unison. Kanë qenë teorikisht. Asnjëra nuk ka qenë pro Rusisë, me përjashtim të disa qëndrimeve të Hungarisë në kohën kur kryeministrit të saj zotit Orban.
Megjithatë, domethënë një qëndrim më i ashpër, një qëndrim më i unifikuar në ashpërsinë e tij, në këtë rast duket se edhe ngase Amerika bën presion mbi vendet anëtare të NATO-s nga ana e Evropës, domethënë përsa i përket çështjes së Iranit, duket se vendet evropiane, anëtare të NATO-s bëjnë presion mbi Amerikën përsa i përket çështjes së Ukrainës. Pra në këtë rast krijohet një lloj ekuilibri i cili gjithsesi domethënë, mund të shtyjë disi domethënë zgjidhjen e problemit, por nga ana tjetër edhe e ruan, kur i thonë atë, domethënë peshën e vërtetë të Aleancës

