Rusia: Çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë duhet të përfshije garanci sigurie për Moskën
![]()
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko deklaroi se një marrëveshje e mundshme për luftën në Ukrainë duhej të përfshinte garanci sigurie për Moskën, sipas “Tass”.
“Pa to, çdo marrëveshje paqeje do të ishte e pamundur. E pranojmë që një zgjidhje paqësore në Ukrainë duhet të marrë parasysh interesat e sigurisë së Ukrainës, por për ne janë padyshim me rëndësi thelbësore interesat e sigurisë së Rusisë”, Grushko.
Sipas tij, liderët e Bashkimit Europian nuk kishin arritur t’i përgjigjeshin shqetësimeve të Moskës.
“Nëse shqyrtohen me kujdes të gjitha deklaratat e bëra nga liderët e Bashkimit Europian, askush nuk flet për garanci për sigurinë e Rusisë”, tha Grushko.
“Ky është një element kyç për arritjen e një marrëveshjeje. Pa të, asnjë traktat paqeje nuk është i mundur”, shtoi ai.
Gjatë 24 orëve të fundit, trupat ruse kanë avancuar në dy zona në Kostiantynivka, në Donetsk: Ilyinivka dhe Stepanivka, njoftoi sot eksperti ushtarak dhe përfaqësuesi zyrtar i forcave të Republikës Popullore të Luhanskut, Andrey Marochko.
Sipas Marochko, forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin pozicionet e humbura pranë stacionit hekurudhor të qytetit, ku luftimet përshkruhen si të ashpra, intensive dhe të tensionuara.
Javën e kaluar, trupat ruse zgjeruan zonën e tyre të kontrollit deri në 1,5 kilometra rreth tre vendbanimeve pranë Kostiantynivkas.
“Një sulm ajror rus në rajonin e Kharkivit ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve dhe të një të rrituri”, tha kreu i administratës ushtarake lokale, Oleg Synegubov.
“Më 24 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shpallë zgjedhjet presidenciale dhe një referendum, që do të mbahen brenda 15 majit”, sipas “Financial Times”, duke cituar zyrtarë ukrainas dhe europianë.
Sipas raportimeve, Ukraina ka nisur të planifikojë zgjedhjet së bashku me referendumin për një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, pasi administrata Trump ka ushtruar presion ndaj Kievit, për te zhvilluat të dyja votimet brenda 15 majit, përndryshe rrezikohet humbja e garancive të sigurisë të propozuara nga SHBA-ja.
Agjencia “Reuters” raportoi javën e kaluar se, sipas një marrëveshjeje që është në diskutim midis negociatorëve amerikanë dhe ukrainas, çdo marrëveshje paqeje do t’u paraqitet votuesve ukrainas përmes një referendumi, që do të mbahet njëkohësisht me zgjedhjet kombëtare.


