Rusi/ Parada për Ditën e Fitores kundër Nazizmit në Sheshin e Kuq të Moskës

Rusi/ Parada për Ditën e Fitores kundër Nazizmit në Sheshin

Në ditën e Europës Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen qëndroi në Kiev, në një vizitë që përcoi mesazhe të forta simbolike dhe solidariteti me Ukrainën përballë agresionit rus.

Zonja von der Leyen në krah të presidentit Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia po kërkon të shkatërrojë vlerat e lirisë në Ukrainë, sepse ajo ka frikë nga rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti Ukrainas foli për dëshirën e vendit të tij për t'u anëtarësuar në BE, duke shtuar se paqja në kontinent arrihet më së miri përmes unitetit.

Në Ditën e Europës, Rusia kremtoi 78 vjetorin e Fitores mbi Nazizmin.

Parada tradicionale ne Sheshin e Kuq ishte modeste.

Vetëm një tank parapriu autokolonën  me vetëm 51 mjete dhe asnjë avion në qiell.

Presidenti, Vladimir Putin u përpoq të lidhte sulmin në Ukrainë me luftën ndaj nazizmit, duke pretenduar se një tjetër “luftë po bëhet ndaj Rusisë".

"Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë vendimtare kthese. Një luftë e vërtetë ka nisur kundër atdheut tonë. Ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar, do t’i mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të garantojmë sigurinë tonë”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022 dhe luftimet vijuan edhe në ditën e Europës.

Rusia lëshoi të paktën 25 raketa gjatë natës, pjesa më e madhe e të cilave drejt kryeqytetit Kiev, por pothuajse të gjitha u rrëzuan, thanë zyrtarët ukrainas.

rusi parada

EMISIONET