Rudy Giuliani akuzohet për përdhunim, ish-avokatit të Trump i kërkohet 10 mln dollarë shpërblim

Rudy Giuliani akuzohet për përdhunim, ish-avokatit të Trump i

Një ish-bashkëpunëtore e Rudy Giuliani tha se do ta padisë atë për sulm seksual, duke e akuzuar ish-avokatin personal të Donald Turmp se e ka dhunuar atë seksualisht, kundër dëshirës së saj.

Në një akuzë, zyrtarisht të depozituar pranë Gjykatës së Manhatan të hënën, Noelle Dunphy, tha se Giuliani nisi të abuzojë me të, menjëherë sapo e punësoi në zyrën e tij në janar të vitit 2019, në postin e drejtoreshës së zhvillimit të biznesit, duke i bërë asaj vazhdimisht kërkesa të karakterit seksual, duke e detyruar atë më pas të japë dorëheqjen absolute.

Sipas padisë së dorëzuar nga Noelle Dunphy, Rudy Giuliani, ishte një njeri i varur nga alkooli dhe pasi konsumonte, bëhej i dhunshëm e racist.

Noelle u pushua nga puna, 2 vite pasi punoi në zyrën e ish-avokatit të Trump, në janar 2021, pa marrë as pagesën për të cilën zyra e avokatisë së Giulianit i detyrohej.

Ajo kërkon prej tij, dëmshpërblimin prej 10 milionë dollarësh. Giuliani, 78 vjeç sot, është ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut dhe ka qenë personi i vitit në revistën Time për vitin 2001, pasi u njoh në mbarë botën si kryebashkiaku i Amerikës, pas përgjigjes dhe reagimit pas sulmeve të 11 shtatorit.

EMISIONET