Erdogan përpara raundit të dytë të zgjedhjeve: Ta bëjmë 28 majin fillim të shekullit të Turqisë
Rexhep Tajip Erdogan dërgoi një mesazh të ri tubues përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Turqi këtë mëngjes përmes llogarisë së tij në Twitter.
Në mesazhin e tij Erdogan thotë se me ndihmën e Zotit, 28 maji do të bëhet fillimi i shekullit të Turqisë.
“Tani është koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf edhe më të madh”, vijon presidenti turk, duke theksuar se raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të zhvillohet një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit të Adnan Menderes.
“Faleminderit secilit prej jush për ndihmën, përpjekjet dhe sakrificat tuaja. E falënderoj Zotin që më ka dhënë shokë të tillë”, shtoi Erdogan.
Duke theksuar karakteristikat e partisë së tij, Erdogan përmend në tëeet-in e tij se "ne jemi një aleancë që e vendosim kombin dhe dashurinë për vendin mbi gjithçka" ndërsa iu drejtua viktimave të tërmetit që e mbështetën atë në zgjedhjet e së dielës duke shkruar "Turqia pret që ne të përmbushim synimet tona, viktimat e tërmetit presin që t'u shërojmë plagët sa më shpejt të jetë e mundur."