Rishi Sunak në hetim, Komisioni parlamentar: Nuk deklaroi aksionet e gruas në biznes

Kryeministri britanik po hetohet nga një komision parlamentar për mosdeklarimin e interesave të gruas së tij në një kompani për kujdesin e fëmijëve. Qeveria i ka hedhur poshte akuzat, por skak për nisjen e hetimit janë bërë akuzat e deputetëve se biznesi i bashkëshortes së Kryeministrit mund të ketë përfituar nga vendimet e Sunak për rritjen e buxhetit në këtë sektor.

Rishi Sunak në hetim, Komisioni parlamentar: Nuk deklaroi aksionet e gruas

Komisioneri Parlamentar për Standardet në parlamentin britanik ka nisur hetimet ndaj kryeministrit Rishi Sunak pas akuzave për mosdeklarim të supozuar të aksioneve të bashkëshortes së tij në një aktivitet biznesi.

Komisioneri Daniel Greenberg në faqen e tij të internetit ka denoncuar se bashkëshortja e kryeministrit, Akshata Murty, është aksionere në kompaninë Koru Kids, një agjenci për kujdesin e fëmijëve.

Një zëdhënës i qeverisë britanike, ka konfirmuar nisjen e hetimit, duke pretenduar se kryeministri Sunak nuk ka lënë asgjë pa deklaruar.

“Kemi kënaqësinë të ndihmojmë komisionerin për të sqaruar se kjo në mënyrë transparente është deklaruar si një interes ministror”, ka thënë ai.

Por Komisioneri parlamentar Daniel Greenberg e ka nisur hetimin duke iu referuar faktit se kryeministri nuk përmendi aksionet e Akshata Murty-t kur diskutoi për rritjen e buxhetit për kujdesin për fëmijët.

Downing Street mohoi kategorikisht akuzat ndaj Sunak dhe shtoi se çështja duhej të deklarohej në regjistrin ministror.

Megjithatë, sipas mediave britanike, asnjë version i atij regjistri nuk është publikuar që nga maji i vitit të kaluar, kur Boris Johnson ishte kryeministër. 

Në një letër drejtuar Komitetit të lëshuar më 17 prill, kryemiministri Sunak këmbënguli se interesi ishte njoftuar "me të drejtë" në zyrën e kabinetit për të shmangur çdo konflikt dhe një listë e re do të publikohej "së shpejti".

Kreu i qeverisë britanike u përball me akuza për këtë çështje prej muajit të kaluar kur po jepte dëshmi në komitetin e ndërlidhjes muajin e kaluar, kur deputetja laburiste Catherine McKinnell aludoi duke lënë të kuptohet se firma ku kishte aksione gruaja e tij do të përfitonte nga vendimi për rritjen e buxhetit.

britania e madhe sunak ne hetim

EMISIONET