Reuters zbulon marrëveshjen ushtarake Rusi-Pekin/ Kremlini mohon raportin për stërvitjen sekrete ruse në Kinë

Reuters zbulon marrëveshjen ushtarake Rusi-Pekin/ Kremlini mohon raportin

Rusia ka hedhur poshtë raportimet se ushtarë rusë janë trajnuar fshehurazi nga ushtria kineze dhe më pas janë dërguar në luftën në Ukrainë.

Sipas një raporti të Reuters, një marrëveshje mes Rusisë dhe Kinës në korrik të vitit 2025 parashikonte trajnimin e rreth 200 ushtarëve rusë në baza ushtarake kineze, mes tyre në Pekin dhe Nanjing. Po ashtu, marrëveshja përfshinte edhe stërvitjen e trupave kineze në Rusi.

I pyetur për këto raportime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se në mediat europiane dhe amerikane po qarkullojnë shumë informacione të pavërteta dhe se lajme të tilla duhen parë me kujdes.

Ndërkohë, Kina vijon të mbajë qëndrimin se nuk është pjesë e konfliktit në Ukrainë dhe se synon të luajë rolin e ndërmjetësit për paqe.

Mediat ruse raportuan gjithashtu se presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë diskutuar për situatën në Ukrainë gjatë takimit të tyre këtë javë në Kinë.

 

EMISIONET