Raporti problematik i FBI-së: Rriten me 31 për qind krimet e urrejtjes në SHBA

Raporti problematik i FBI-së: Rriten me 31 për qind krimet e urrejtjes

Krimet e urrejtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur numër record me 11 mijë incidente vetëm gjatë vitit 2021. Publikimi është bërë nga FBI, e cila ka plotësuar raportin e përvitshëm për krime të tilla.

Konkretisht, raportohet se u regjistruan rreth 11 incidente krimesh urrejtjeje për vitin 2021, duke shënuar rritje me 31 përqind në krahasim me vitin 2020.

Drejtori i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, San Bernardino, Brian Levin thotë se kjo rritje është më e larta e më shumë se 3 dejadave të fundit.

“Kjo përfaqëson epokën e re tmerruese në të cilën gjendemi, me nivele të rritura historike pas shumë vitesh, dhe një rekord tashmë të ri të vitit 2021”, deklaroi Levin në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Sjkak për rritjen e numrit të krimeve të urrjetjes është ajo që Levin e quan shpërthim i urrejtjes racial.

Krimet e urrejtjes ndaj afrikano-amerikanëve u rritën me 14%, në 3,277 incidente. Incidentet e bazuara tek paragjykimi kundër aziatikëve u rritën me 167%, në 746, ndërsa incidentet kundër të bardhëve u rritën me 27%, në shifrën 1,107.

FBI-ja publikoi raportin e saj për krimet e urrejtjes në dhjetor, me 7,262 incidente për vitin 2021.

Por, raporti mbështetej në të dhëna jo të plota, pasi rreth 4 mijë agjenci të zbatimit të ligjit nuk kishin arritur të fillonin përdorimin e një sistemi të ri të FBI-së për mbledhjen e të dhënave.

Për të ofruar një pamje më të saktë të krimeve të urrejtjes gjatë vitit 2021, FBI-ja në vazhdim pranoi të dhënat e mbledhura sipas sistemit të vjetër nga rreth 3 mijë agjenci, tha një zyrtar i lartë i FBI-së.

Ndërkohë, raporti i FBI-së për krimet e urrejtjes për vitin 2022 pritet të dalë në vjeshtë. Të dhënat paraprake të policisë të përpiluara nga Qendra për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit sugjerojnë se krimet e urrejtjes vazhduan të rriteshin në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar.

EMISIONET