Qefalia: Pamë në Kiev dëmet e shkaktuara nga goditjet e ushtrisë ruse, rezultatet dramatike

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia së bashku me një delegacion zyrtar nga parlamenti i Shqipërisë kanë vizituar sot Kjevin në një vjetorin e pushtimit.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Qefalia foli për këtë vizitë.

"Sot pamë nga afër dëmet e shkaktuara në Kiev nga goditjet e ushtrisë ruse. Ka një llojë solidariteti të popullit të Ukrainës për të arritur fitoren përfundimtare dhe për tu rikthyer ato familje të larguara pranë familjeve të tyre.", tha ai.

Xhemal Qefalia: Ishim në mbledhjen solemne që organizoi parlamenti i Ukrainës në Kiev. Në një vit luftë ka rezultate që janë rezultatet dramatike kryesisht në humbje jetë njerëzish. Është një luftë që ka sjellë pasoja të mëdha. Dje kur u futëm nga Polonia për në Ukrainë pamë mjaft familjarë që së bashku me fëmijët kanë braktisur shtëpitë e tyre. Sot pamë nga afër dëmet e shkaktuara në Kiev nga goditjet e ushtrisë ruse. Ka një llojë solidariteti të popullit të Ukrainës për të arritur fitoren përfundimtare dhe për tu rikthyer ato familje të larguara pranë familjeve të tyre.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

ps

EMISIONET