"Putin nuk u informua saktë nga inteligjenca ruse", Jauri: Askush nuk kishte guxim ti tregonte për ushtrinë ukrainase

Ermal Jauri, ekspert sigurie në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora tha se fakti që Ukraina ia del në zot dimrit në luftë tregon se është e pamposhtur.

Sipas tij "Askush nuk kishte guxim ti thonte Putin se po futemi në Ukrainë por kemi një qëndresë të jashtëzakonshme të ushtrisë ukrainase dhe e dyta është qëndresa e popullt ukrainas që ishte e paparashikueshme për palën ruse. "

Ermal Jauri: Nëse Ukraina ia del në zot dimrit në luftë është e pamposhtur. Duke pasur parasysh që në syrin e ekspertëve, si i ishte shitur perëndimit për forcën e saj, ishte e paparashikueshme që një luftë e nisur në gjithë frontet e mundshme në Ukrainë nuk mendohej se do të ishim  në një situatë të tillë sot. Nga aspakt ushtarat Rusia ka eprsi në forca por nuk kanë treguar gjë tjetër vese dështime të njëpasnjshme. E gjitha kjo ka ardhur nga mosinformimi i saktë i Putin nga inteligjenca ruse. Askush nuk kishte guxim ti thonte Putin se po futemi në Ukrainë por kemi një qëndresë të jashtëzakonshme të ushtrisë ukrainase dhe e dyta është qëndresa e popullt ukrainas që ishte e paparashikueshme për palën ruse.  

EMISIONET