Pushtimi rus, Papa: Populli ukrainas fitues me çdo kusht
Jemi pothuajse në vitin e dztë të luftës në Ukrainë dhe nuk ka thuajse asnjë shenjë paqeje. Po triumfon dikush në këtë luftë, përmasat e së cilës janë shkatërrimtare për Ukrainën por dhe për ekonominë botërore?
Enriketa Papa, pedagoge në emisionin “Ora e Betit” tha se “Pavarësisht luftës dhe shkatërrimeve masive nuk besoj se ka një fitues në këtë luftë” por nëse do të mendohej një fitues, “patjetër do të jetë populli ukrainas me çdo kusht që është kushti për liri”.
Enriketa Papa: Pavarësisht luftës dhe shkatërrimeve masive nuk besoj se ka një fitues në këtë luftë. Biden dje dhe sot tha se Rusia nuk do të fitojë dhe nuk do të tërhiqen nga mbështetja e Ukrainës. Nëse do të thoja se do të ketë një fitues, patjetër do të jetë populli ukrainas me çdo kusht që është kushti për liri.