Pse vetëm Xi Jinping ka dy filxhanë çaj para tij?
Nëse ju ka ndodhur të shikoni mbledhjen vjetore të Kongresit Popullor Kombëtar (NPC) në Kinë, diçka e çuditshme mund t’ju ketë rënë në sy.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një moment kur presidenti i Kinës, Xi Jinping kishte diçka që të tjerët nuk e kishin: dy filxhanë çaj.
Vetë takimi i njohur si “Dy Sesionet” është pothuajse një spektakël dhe NPC është ekuivalenti i vendit me një parlament që është, teorikisht, organi më i fuqishëm shtetëror.
Në realitet, ajo vepron si një organ kyç për Partinë Komuniste Kineze në pushtet, duke miratuar ligje kyçe për vendimet që janë marrë tashmë.
Edhe pse mund të jetë një detaj i vogël për shumë njerëz, simbolika luan një rol shumë të rëndësishëm në politikën e nivelit të lartë kinez, vlerëson BBC.
Nëse keni parasysh se dikur vetëm perandorët kinezë mund të vishnin rroba të verdha, fakti që Xi ka dy filxhanë përpara do të thotë se ai është “i ndryshëm nga të tjerët”. Në këtë rast “më i rëndësishëm”.