Ç'po ndodh në SHBA? 9 të shtëna masive me 15 të vdekur vetëm në fundjavë

Ç'po ndodh në SHBA? 9 të shtëna masive me 15 të

Një person i armatosur hapi zjarr në një mbrëmje familjare në Colorado Springs, duke lënë gjashtë njerëz të vdekur dhe një komunitet në zi.

"Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes," tha Shefi i Policisë së Colorado Springs Vince Niski në një deklaratë.

"Nga oficerët që iu përgjigjën të shtënave deri te hetuesit ende në skenë, ne të gjithë kemi mbetur tepër të tronditur."

I dyshuari për krimin, që besohet të jetë një i dashur i një prej viktimave, gjithashtu ka vdekur, sipas Policisë së Kolorados Springs.

Tragjedia ishte një nëntë të shtënat masive që ndodhën në të gjithë SHBA gjatë fundjavës.

Të paktën 15 njerëz u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në të shtëna masive që nga e Premtja në mbrëmje, bën me dije CNN sipas një analize të të dhënave nga Arkivi i Dhunës me Armë (GVA), mediat lokale dhe raportet e policisë.

Këto të shtëna masive kanë trondituar banorët e komuniteteve në shtatë shtetet të ndryshme në SHBA.

EMISIONET