Pezeshkian: Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por paqja nuk është vulosur ende!

Një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës nuk është arritur ende, tha presidenti iranian – pavarësisht se Donald Trump festoi memorandumin e mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit.
“Ajo për të cilën është rënë dakord është një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të luftës dhe fillimit të negociatave”, shkroi Masoud Pezeshkian në internet.
Pezeshkian shtoi se megjithëse Irani ishte “përgatitur për të gjitha opsionet”, ai ka mësuar “të mos i nënshtrohet poshtërimit”.
Në një postim të veçantë, ai tha: “Memorandumi i mirëkuptimit që është zhvilluar është rezultat i muajve të dialogut të vazhdueshëm.”
Pezeshkian tha se memorandumi ishte një “dokument krenarie” për Iranin dhe këmbënguli se Irani ishte përgatitur “për të gjitha opsionet” pavarësisht marrëveshjes paraprake.
Trump thotë se marrëveshja do të nënshkruhet të premten në Zvicër, duke filluar një periudhë 60-ditore me negociata të tjera, përfshirë edhe mbi të ardhmen e ambicieve bërthamore të Iranit.

