Përmbyset një autobus me personel të ushtrisë turke, 2 të vdekur dhe 45 të plagosur

Përmbyset një autobus me personel të ushtrisë turke, 2

Një autobus që transportonte personelin e Forcave të Armatosura Turke u përmbys në provincën Şirnak të Turqisë.

Për pasojë, 2 ushtarë ranë dëshmorë, dhe 45 persona, mes të cilëve 4 ushtarë, u plagosën.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Balveren të autostradës Sirnak-Uludere.

Një numër i madh autoambulancash janë dërguar në zonë. Sipas konstatimeve të para, 2 ushtarë kanë rënë dëshmorë dhe 45 persona, mes të cilëve 4 ushtarë, kanë mbetur të plagosur.

Guvernatori i Shirnakit Osman Bilgin ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë informacion për aksidentin.

Deklarata e mëposhtme është bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë:

“Në aksidentin automobilistik që ndodhi në Şirnak ranë dëshmorë 2 heronj, 4 heronj u plagosën dhe menjëherë u dërguan në spital dhe filluan mjekimin, Zoti na mëshiroftë. Familjeve i shprehim ngushëllimet tona që humbën të afërmit në këtë incident. Aksidenti na ka lënë në dhimbje dhe pikëllim të thellë. Forcat tona të armatosura i urojmë durim kombit tonë dhe shërim për bashkëluftëtarët tanë të plagosur"

EMISIONET