Danimarka premton rreth 900 milionë euro për mbrojtjen e Ukrainës

Danimarka premton rreth 900 milionë euro për mbrojtjen e Ukrainës

Danimarka njoftoi sot paketën e saj të 25-të të mbështetjes për Ukrainën – për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe artilerisë së vendit.

“Paketa parashikon një total prej 6, 7 miliardë korona daneze (996 milionë euro) për periudhën 2025-2027, duke e bërë atë një nga paketat më të mëdha mbështetëse të vendit deri më sot”, sipas ministrit të Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.

Ministria e Mbrojtjes tha se 1,4 miliardë korona daneze do të përdoreshin çdo vit për të blerë artileri dhe municione – të cilat më pas do të dërgoheshin në Ukrainë. “Fondet po sigurohen gjithashtu për dronët dhe IT”, tha ai.

Danimarka ka qenë një nga mbështetëset më të mëdhaja të Ukrainës – që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se tre vjet më parë.

Me synimin e negociatave për një armëpushim të mundshëm, qeveria daneze po fokusohet në forcimin e aftësive ushtarake të Ukrainës – në mënyrë që ajo të mund të negociojë nga pozicioni më i fortë i mundshëm.

EMISIONET